ABAZOVIQ: DËSHIRA IME ËSHTË QË KJO QEVERI T’I JAPË FUND MARRËVESHJES THEMELORE

Nuk ka asnjë dramatizim në lidhje me Marrëveshjen Themelore, është obligim i shtetit, i cili duhet të përfundojë dhe shpresoj se do të përfundojë në mënyrë të mirë, si me bashkësitë e tjera fetare, tha kryeministri Dritan Abazoviq pas një takimi me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Porfiri në Manastirin e Ostrogut. “Dëshira ime është që kjo Qeveri t’i japë fund dhe ne të vazhdojmë përpara”, tha Abazoviq. “Më vjen mirë që Mali i Zi është në rrugën e pajtimit dhe drejtësisë. Unë dua që të gjithë qytetarët të promovojnë paqen, vlerat universale. Të gjithë njerëzit me qëllime të mira janë më se të mirëpritur në Mal të Zi,” tha Abazoviq. Abazoviq erdhi në takimin në Manastirin e Poshtëm të Ostrogut i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Marko Kovaç dhe ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka.

SHARE