Parlamenti i Malit të Zi miratoi sot ndryshimetnë Ligjin mbi Prokurorinë e Shtetit. 41 deputetë të qeverisë së Malit të Zi votuan në favor të ndryshimit të ligjit. Gjatë kohës së votimit nuk ishin prezent deputetët e opozitës. Deputetët votuan kundër miratimit të ndryshimeve të propozuara nga Konjeviq dhe Vuksanoviq. Të rikujtojmë se dje, PDS bëri thirrje për një dialog mbi zgjedhjen e njerëzve kryesorë të gjyqësorit, duke kërkuar që ligji të mos votohet. Në seancën e Kolegjiumit, ai propozim nuk u pranua. Për shkak të kësaj, deputetët e PDS-së, por edhe pjesa tjetër e opozitës, u larguan nga debati për atë ligj. Gjatë diskutimit, deputetët e autoriteteve vlerësuan se ky është një ligj reformash, i cili do të çojë në lirimin e prokurorisë, ndërsa deputetët e opozitës thanë se ligji do të çojë në politizimin e prokurorisë.