SOT NË NIKSHIQ U HAP FABRIKA E VODKËS “BELUGA”

Sot në Nikshiq është hapur fabrika e vodkës “Beluga”, ku tashmë janë të punësuar më shumë se 200 punëtorë.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe zëvendëskryeministri Vlladimir Jokoviq.

“Kjo është një ditë e madhe për Malin e Zi sepse po vijnë markat botërore, sepse më në fund ekonomia është e orientuar drejt eksportit, që do të thotë se shumica e produkteve nga kjo fabrikë do të shkojnë jashtë kufijve të Malit të Zi dhe kjo do të ndihmojë në uljen e raportit të importeve dhe eksportet në Mal të Zi,” tha Abazoviq në ceremoninë e hapjes së fabrikës.

“Kjo kompani ka të punësuar tashmë më shumë se 200 punëtorë në prodhim, administrim dhe logjistikë në Nikshiq, ndërsa zyra e marketingut dhe shitjes në Tivat ka 50 të punësuar”, njoftoi Qeveria.

Deri në vitin 2025, siç thonë ata, planifikohet të rritet numri i përgjithshëm i të punësuarve në 400, ndërsa për të punësuarit janë planifikuar programe të ndryshme të trajnimit dhe edukimit profesional.

Sipas njoftimit, në tremujorin e ardhshëm kompania do të nisë prodhimin e premium xhin dhe premium rum, si dhe është planifikuar lançimi i një pije të re me përqindje më të ulët alkooli, Beluga Adriatic Botanicals.

SHARE