Si të Largoni Qeskat Poshtë Syve me Metoda Natyrale

Qeskat poshtë syve krijohen nga akumulimi i lëngjeve në këtë zonë që shkaktohet si pasojë e ushqyerjes së keqe dhe mungesës së gjumit.

Qeskat poshtë syve mund të eliminohen shumë lehtë nëpërmjet një përkujdesi më të thellë ndaj vetes por edhe disa trajtimeve natyrale të shpjeguara më poshtë në AgroWeb.org

Ushqyerja e pastër

Çelësi i eliminimit të qeskave poshtë syve dhe rrathëve të zinj është ndryshimi në regjimin ushqimor dhe heqja dorë nga alkoli.

Ekspertët këshillojnë më shumë kale, kastravec, karrota dhe domate për të detoksifikuar trupin dhe larguar toksinat.

Luga e Ftohtë

Fusni dy lugë gjelle në ngrirje dhe më pas mbajini mbi sy.

Sytë do të jenë më të ftohtë dhe qeskat të shfryra.

E Bardha e Vezës

Ekspertët rekomandojnë përdorjen e të bardhës së vezës si një maskë zbutëse kundër qeskave poshtë syve.

Maskat duhen mbajtur nën sy për 5 deri në 10 minuta.

Kastraveci

Kastraveci është një nga ushqimet më hidratuese dhe më miqësore për paraqitjen e jashtme.

Kastraveci përmban antioksidantë dhe acide që eliminojnë akumulimin e lëngjeve.

Bustinat e Çajit

Përdorni dy bustina çaji të ftohta dhe mbajini mbi sy për 5 deri në 10 minuta.

Antioksidantët dhe kafeina tek çaji do të ngushtojnë enët e gjakut dhe shtrëngojnë lëkurën.

Aloe Vera

Xheli i kësaj bime të mrekullueshme është i pasur me vitaminë E dhe e ushqen lëkurën.

Mbajeni xhelin të ftohtë dhe aplikojeni direkt në pjesën poshtë syve.

Kompresat e ftohta

Ekspertët thonë se kompresat e ftohta përbëjnë një mënyrë shumë të thjeshtë për të eliminuar qeskat e fryra të syve.

Ftohtësia e kompresës do të kufizojë qarkullimin e gjakut në këtë zonë dhe do të pakësojë inflamacionin dhe enjtjen e pjesës poshtë syve.

Pozicioni i Gjumit

Dermatologët thonë se fjetja me kokë pakëz të ngritur do të pakësojë ndjeshëm qeskat nën sy.

Ju mund të mbani dy jastëkë dhe kur të zgjoheni do të ndiheni shumë mirë./AgroWeb.org

SHARE