PËR PASHKËT KATOLIKE TRE DITË JO PUNE

Ditë jopune për besimtarët e fesë katolike me rastin e Pashkëve do të jenë dita e premte me 15, e diela me 17 dhe e hëna me 18 prill, njoftoi Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Thuhet se, bazuar në Ligjin për kremtimin e festave fetare, besimtarët e besimit katolik kanë të drejtën e pushimit me pagesë. “Organet shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, shoqëritë publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punëve gjatë festave të fundvitit, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët apo shtetin,” thuhet në deklaratë.

SHARE