LUFTA NË UKRAINË KA TREGUAR SE E ARDHMJA E BALLKANIT PERËNDIMOR DUHET TË JETË EVROPIANE

Lufta në Ukrainë ka treguar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë evropiane, tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Pas bisedimeve me presidentin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq në Cetijë, ai tha se ishte në vizitën e tij të parë zyrtare në Mal të Zi dhe se përmirësimi i lidhjeve ekonomike duhet të jetë një qëllim i përbashkët. Pendarovski vlerësoi se lufta në Ukrainë e tregoi këtë, pavarësisht se sa ndikon në ekonominë e vendeve të rajonit. I pyetur nëse armatimi i ushtrisë serbe është shqetësues, Gjukanoviq tha se armatimi është gjithmonë shqetësues. “Një rrezik shtesë është armatosja në Ballkan. Në përgjithësi, ne jemi të shqetësuar për këtë, dhe në këtë rast bëhet fjalë për një tendencë të stërzgjatur për armatosjen e Serbisë nga vende që nuk janë vetëm konkurrente, por edhe armiq të vendeve të NATO-s”, tha Gjukanoviq. “Bisedimet dy-ditore inkurajojnë forcimin e mëtejshëm të lidhjeve aleate ndërshtetërore, partnere, bazuar në një vizion të përbashkët për të ndërtuar të ardhmen tonë mbi arritjet e euroatlantizmit dhe vlerat më të larta evropiane,” shkroi Gjukanoviq në Twitter. Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, u takua edhe me zevëndëskryeminstrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq. “Së bashku po zgjidhim sfidat në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE). Ne duam prosperitet dhe një fillim të ri ekonomik për rajonin e Ballkanit Perëndimor,” shkroi Abazoviq në Twitter.

SHARE