INSTITUTI: REGJISTROHEN 84 RASTE TË REJA, 2 VIKTIMA

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 84 raste të tjera me koronavirus në Mal të Zi dhe dy persona kanë vdekur, njofton Instituti i Shëndetit Publik. Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) kanë analizuar dje 1201 mostra për koronavirusin e ri. Deri në orën 15:00 është raportuar shërimi i 82 pacientëve dhe aktualisht në Mal të Zi janë 450 raste aktive. Tre pacientë pozitivë me koronavirus janë në rrezik për jetën në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKMZ). Sipas institucionit shëndetësor, në QKMZ janë shtatë pacientë me infeksionin COVID-19.

SHARE