SPAJIQ: MUAJT E ARDHSHËM DO TË JENË HISTORIKË PËR MARRËDHËNIET BILATERALE ME SHBA-të

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq njoftoi se me nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërqeveritare G2G midis Malit të Zi dhe SHBA-ve, e cila është në fazën përfundimtare, do të fillojë një periudhë bashkëpunimi shumë të intensifikuar mes dy vendeve.

Ai theksoi se kjo marrëveshje do të jetë gjithashtu një nxitje e fuqishme për projekte konkrete që janë gati për realizim, të cilat i diskutoi edhe me ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA-ve në Podgoricë, Michael Kiz.

“Muajt e ardhshëm do të jenë historikë për marrëdhëniet tona bilaterale dhe për forcimin e bazës kontraktuale si themel për zhvillimin e përbashkët në të ardhmen,” thuhet në njoftim.

Ai vlerësoi se evakuimi i disa shtetasve amerikanë nga Lindja e Mesme me fluturime të organizuara nga Qeveria e Malit të Zi është një shprehje e partneritetit ndërqeveritar dhe bashkëpunimit të ngushtë.

SHARE