KOMISIONI EVROPIAN: MALI I ZI VENDI MË I AVANCUAR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BE

Foto: commission.europa.eu

Komisioni Evropian tha se Mali i Zi është vendi më i avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, deklaroi zëdhënësi i Komisionit, Guillaume Mercier.

“Zgjerimi i BE-së është një proces i bazuar në meritë dhe jo një garë mes partnerëve”, tha Mercier në Bruksel.

Sipas tij, çdo shtet përparon në përputhje me progresin e vet në zbatimin e reformave të nevojshme.

“Mali i Zi dhe Shqipëria po përparojnë mirë në këtë proces dhe po tregojnë përkushtim ndaj rrugës evropiane, ndërsa Mali i Zi është vendi më i avancuar në procesin e anëtarësimit, pasi ka mbyllur më shumë se një të tretën e kapitujve të negociatave”, tha ai.

Kjo deklaratë vjen pas komenteve të komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, lidhur me pozitën e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur si objektiv që deri në fund të këtij viti të mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave me BE-në, me qëllim që anëtarësimi të zyrtarizohet në vitin 2028.

SHARE