VUKOVIQ KUÇ: KOMISIONI I VENECIAS TË DEKLAROJ QËNDRIMIN E TIJ PËR GJURANOVIQ, PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN AKTUALE NË VEND

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Deputetja e PDS-së në Parlamentin e Malit të Zi, Aleksandra Vukoviq Kuç, në një konferencë për media, ka thënë që Komisioni i Venecias duhet të deklarojë qëndrimin e tij për Gjuranoviq, në mënyrë që kriza në vend të zgjidhet.

E pyetur nëse PDS-ja po kthehet në Parlament, deputetja e kësaj partie Aleksandra Vukoviq Kuç tha se “po punojnë për këtë sepse janë opozita evropiane dhe nuk ka Mal të Zi evropian pa opozitën evropiane”.

Ajo nuk u përgjigj pse u anulua takimi i mbrëmshëm për zgjidhjen e krizës politike në Mal të Zi, por beson se do të mbahet në të ardhmen.

“Ne po punojmë për të arritur një kompromis. Nëse kryeministri Spajiq dëshiron të shohë opozitën në Parlament, duhet të vendosë që sot të ulet me ne në tryezë dhe të nënshkruajë marrëveshjen. Nuk kërkohet asgjë që nuk është e arritshme dhe në përputhje të plotë me integrimin në BE”, shtoi deputetja e PDS-së.

Ajo tha se beson se kryemininstri Spajiq ka vullnet për zgjidhjen e krizës politike dhe se kushti i tyre është që Komisionit të Venecias t’i dërgojnë kërkesë për deklaratë lidhur me situatën me gjyqtaren Gjuranoviq.

“Edhe nëse marrim një opinion që nuk është në përputhje me pritshmëritë tona, ne do ta pranojmë atë”, premtoi Vukoviq Kuç.

SHARE