KANADAJA “DORËZOHET”, HEQ TARIFAT E ENERGJISË PËR SHBA: TRUMP PEZULLON DYFISHIMIN

Foto: HRT

Përballë presionit të Washingtoni, me paralajmërimet e presidentit Donald Trump për dyfishimin e tarifave të planifikuara prej 25% për importin e aluminit dhe çelikut kanadez, qeveria rajonale e Ontarios vendosi pezullimin e tarifave që kishte planifikuar për energjinë elektrike që i shet Shteteve të Bashkuara.

Trump nuk qëndroi indifferent përballë kësaj tërheqjeje të Kanadasë. Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për tregtinë Peter Navarro, njoftoi se presidenti amerikan vendosi paskësaj që ta pezullojë edhe ai vendimin e dyfishimit të tarifave, edhe pse sic theksoi, qeveria federale ende nuk ka hequr dorë nga vendosë një tarifë prej 25% për këto importe duke filluar nga e mërkura.

Edhe pse shqetësimet nga tarifat e Trumpit janë shtuar ndjeshëm, e dëshmuar kjo edhe nga luhatjet e forta në bursa, tërheqja e Kanadasë u konsiderua si një fitore për shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Trump insiston se tarifat janë të një rëndësie kyce për ndryshimin e ekonomisë amerikane.

Ndërkohë, udhëheqësi amerikan i ka përsëritur gjithashtu thirrjet që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, çka ka zemëruar liderët kanadezë.

“E vetmja gjë që ka kuptim është që Kanadaja të bëhet shteti ynë i dashur i 51”, shkroi Trump në rrjetet sociale, duke shtuar se : “Kjo do të bënte që të gjitha tarifat dhe gjithçka tjetër të zhdukeshin plotësisht”.

SHARE