Këshilla e disenjatorëve për rregullimin e kuzhinës: Katër ngjyra që nuk duhet t’i përdorni kurrë

Një ngjyrë veçanërisht duket e pistë

Jo të gjitha ngjyrat do të duken mirë në kuzhinën tuaj, megjithëse mund të jenë perfekt në dhomat e tjera të shtëpisë, tha disenjatori i enterierit, Phoenix Grey.

“Fillimisht, edhe pse jeshilja tani është në trend për kuzhinën, këshilla ime është që ta shmangni, sidomos nuancat më të errëta, sepse i bëjnë hije kuzhinës që nuk është aspak e bukur, dhe sërish duket e pistë, madje më shumë se e zezë”, shpjegoi ai.

Nëse dëshironi vërtet ngjyrën e gjelbër në kuzhinë, atëherë ai këshillon nuancat më të lehta të dheut, transmeton Telegrafi.

Një tjetër ngjyrë që duhet shmangur, sipas tij, është e kuqja, transmeton Telegrafi.

– Hapësira e kuzhinës është projektuar si një hapësirë ku ju relaksoheni dhe kënaqeni, dhe e kuqja është shumë e fuqishme, acaruese dhe patjetër që do ta shmangia atë në kuzhinë.

E verdha gjithashtu nuk është e dëshirueshme, sepse vizualisht sjell një kaos në hapësirë.

Dhe e fundit që duhet shmangur është grija.

– Edhe pse grija mund të jetë ngjyra juaj e preferuar kur nuk jeni të sigurt se çfarë të zgjidhni, mbani në mend se nuk do të duket aq mirë në kuzhinën tuaj sa mund të mendoni. E vetmja gjë që më kujton grija është se dikush e kthen shtëpinë përmbys – shpjegon Phoenix.

– Dhe jo vetëm kaq, ajo ngjyrë mund të lërë një pamje të ftohtë, jo tërheqëse dhe të padëshirueshme. Është e mundur që vetëm t’ju prishë disponimin – shtoi ai.

– Nëse dëshironi një ngjyrë neutrale përveç të bardhës, ju sugjeroj “greige”. Është një përzierje e bukur e grisë dhe e bardhë – këshillon ai, siç raporton The Sun. /Telegrafi/

SHARE