RRETH 4,000 NJERËZ U VAKSINUAN

Me rreth 4,000 të vaksinuar deri më sot, procesi i vaksinimit në Mal te Zi po vazhdon sipas planit, vleresoi Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq. Interesi për imunizimin është i njëjtë në të gjitha komunat, dhe Ministria e Shëndetësisë pret që reagimi të jetë edhe më i lartë me ardhjen e dozave të reja të vaksinave. Kur bëhet fjalë për prokurimin e vaksinave, Boroviniq Bojoviq kujtoi se, deri më tani, 44,000 vaksina kanë mbërritur në Malin e Zi. “Gjithashtu, ne presim mbi 200,000 vaksina kineze në fund të Prillit. Vaksinat AstraZeneka, përmes iniciativës COVAX, priten gjithashtu në fund të Marsit, kurse në fillim të Prillit me në fund jemi drejt marrëveshjes per 200,000 vaksina Ruse për Malin e Zi,” tha ajo.

SHARE