BOJANIQ: SË SHPEJTI FILLIMI I SHPIMEVE TË PARA HULUMTUESE

Ministri i Investimeve Kapitale Mlladen Bojaniq deklaroi se konsorciumi italo-rus Eni – Novatek më 25 mars do të nis shpimet e para hulumtuese të naftës në Mal të Zi. “Ne jemi optimist të mëdhenj. Presim që Mali i Zi nga kjo punë të ketë benefite të mëdha dhe kjo do të jetë një nga gjërat kryesore e cila do të bëjë që Mali i Zi ta diversifikojë ekonominë e vet, që Mali i Zi mos të varet vetëm nga turizmi dhe shërbimet,” tha Bojaniq. Organizatat joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit jetësor kundërshtojnë projektet e kërkimit të naftës dhe gazit në bregdetin tonë dhe kërkojnë që, njëjtë si në Kroaci, të vendoset moratoriumi në këto kërkime.

SHARE