POLITIKA E DOMOSDOSHME PËR ZHVILLIMIN E NJË SHOQËRIE SIPËRMARRËSE

Mali i Zi, mbështet të gjitha iniciativat ekonomike që synojnë forcimin dhe ruajtjen e rritjes ekonomike, ku është e nevojshme të zbatohen politikat, strukturat dhe kapacitetet konkrete për zhvillimin e shoqërisë sipërmarrëse, vlerësoi deputeti Radulle Novoviq ,gjatë takimit të mbajtur në Stambollë.

Novoviq, si anëtar i delegacionit të përhershëm parlamentar në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore të PS SEECP, mori pjesë në takimin e Komitetit të Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energjetikë TË PS SEECP, i cili iu kushtua temës së Shansit të Bashkëpunimit Ekonomik në rajonin e Evropës Juglindore. Në këtë takim, siç u njoftua nga Kuvendi, morën pjesë anëtarët e komisionit nga 12 vendet pjesëmarrëse të SEECP.

“Ekonomitë e vendeve të rajonit të Evropës Juglindore, të cilat janë shumë të ndryshme në aspektin e strukturës dhe nivelit të zhvillimit, përveç sfidave të shumta, përballen me sfida që janë të përbashkëta për të gjithë”, tha Novoviq.

Ai tha se Mali i Zi, mbështet të gjitha nismat ekonomike që synojnë forcimin dhe ruajtjen e rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe sigurimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët.
Novoviq, tha se është e nevojshme të hartohen dhe zbatohen politikat, strukturat dhe kapacitetet konkrete për zhvillimin e shoqërisë sipërmarrëse, sjelljen e ndërmarrësve dhe konkurrencën.

Në këtë drejtim, parlamentarët mbështetën projekt-rezolutën me mundësinë e organizimit të një konference ndërkombëtare kushtuar sfidave ekonomike globale dhe mundësive për rritje ekonomike dhe zhvillim në vendet anëtare të SEECP.
Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e parlamenteve të Shqipërisë, Bosnes dhe Hercegovinës , Bullgarisë, Greqisë, Kroacisë, Maqedonisë, Rumanisë

SHARE