DEMOKRATËT: BOJANIQ ËSHTË PËRFAQËSUESI I VETËM I OPOZITËS

Nga Mali i Zi Demokratik, kumtuan se votuesit e opozitës  kandidatin për president Mlladen Bojaniq, tashmë vetëm se e përjetojnë si të vetmin kandidat presidencial të opozitës.

Nënkryetari i Malit të Zi Demokratik, Xhenan Kolliq, tha se është e pakuptimtë të dëgjohen arsyetime të shumta, taktika dhe shantazhe me qëllim që opozitarët e dyshuar të mos e mbështesin kandidatin e përbashkët presidencial të opozitës.

Kolliq, tha se kur demokratët, si partia më e fortë politike e opozitës, mundi të ketë një “qasje altruiste dhe të pakushtëzuar” për hir të unitetit të opozitës, atëherë askush nuk ka të drejtë për vendime egoiste, të cilat do të ndihmonin Partinë Demokratike të Socialistëve.

“Votuesit e opozitës Bojaniqin tashmë vetëm se e përjetojnë si kandidatin e vetëm presidencial të opozitës dhe ky është rezultat i tendencave, madje edhe bisedave në të cilat morën pjesë edhe ata të cilët vrapuan të vënë në dukje kandidatin e tyre,që opozita të bashkohet rreth një kandidat të përbashkët jo partiak”, tha Kolliq.

Ai tha se kur lideri i Malit të Zi Demokratik, Alleksa Becqi, si politikani më i popullarizuar dhe personi i cili sipas vlerësimeve të shumë qytetarëve kishte më së shumti mundësi për të mposhtur çdo kandidat të PDS-së, do të heqin dorë nga kandidatura, sepse nuk kishte gatishmëri për shumicën e subjekteve të opozitës për ta mbështetur atë , atëherë  edhe ata që për popullin njihen  si simbol i gabimeve statistikore, apo ndihmës të këtij regjimit, duhet ta bëjnë të njëjtën gjë.

SHARE