Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Deputetët e Kuvendit do të diskutojnë në një seancë të jashtëzakonshme të hënën për ndryshimet në Ligjin për Tregtinë e Brendshme, të propozuara nga Lëvizja “Evropa Tani”, të cilat garantojnë ditën e dielë si ditë pushimi.
Disa ditë pas kësaj iniciative, erdhi një propozim edhe nga presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, i cili i dorëzoi Kuvendit një propozim për ndryshimin e Kushtetutës, duke kërkuar plotësimin e nenit 64 në mënyrë që të garantohet kushtetueshëm rregulli i përgjithshëm që punonjësit në Mal të Zi të mos punojnë të dielave dhe në ditët e festave shtetërore dhe të tjera.
Për këtë propozim të Millatoviqit do të diskutojë Komisioni Kushtetues i Kuvendit në një seancë që ende nuk është caktuar.









