SPAJIQ: FOKUSI DHE VENDOSMËRIA, ÇELËSI I RRUGËS SË MALIT TË ZI DREJT BE-së NË 10 MUAJT E ARDHSHËM

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, deklaroi se një rrugë e suksesshme drejt Bashkimit Evropian kërkon fokus, vendosmëri dhe një ritëm më të intensifikuar zhvillimi në të gjitha fushat gjatë 10 muajve të ardhshëm.

Ai theksoi se sundimi i ligjit dhe kriteret përfundimtare në kapitujt 23 dhe 24 mbeten kyçe për procesin e integrimit.

Spajiq njoftoi në rrjetin X se ai dhe ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, kanë diskutuar me drejtorin e përgjithshëm për zgjerimin në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman, për rezultatet e arritura deri tani dhe hapat e ardhshëm në negociatat për anëtarësim.

Ai shtoi se e ardhmja evropiane e Malit të Zi sigurohet përmes vendimeve serioze dhe një administrate efikase.

SHARE