DHOMA E PËRFAQËSUESVE VOTOI PËR TË ANULUAR TARIFAT E TRUMP NDAJ KANADASË

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një rezolutë që kërkon anulimin e tarifave që Presidenti Donald Trump vendosi ndaj mallrave kanadeze, me votat 219 kundër dhe 211 pro.

Gjashtë ligjvënës republikanë iu bashkuan demokratëve për të mbështetur masën.

Vota është kryesisht simbolike, pasi duhet të miratohet edhe nga Senati dhe të nënshkruhet nga Trumpi, i cili ka shumë pak gjasa ta bëjë këtë.

Që nga rizgjedhja e tij, Trump ka vendosur një seri tarifash ndaj Kanadasë dhe së fundmi ka kërcënuar edhe me një taksë 100% ndaj importit kanadez në përgjigje të marrëveshjes tregtare të Kanadasë me Kinën.

Gjatë votimit, Trump paralajmëroi në Truth Social se çdo republikan që voton kundër tarifave do të përballet me pasoja serioze në zgjedhje, duke e cilësuar këtë si një çështje sigurie ekonomike dhe kombëtare.

Rezoluta u propozua nga një kongresmen demokrat, i cili tha se Trump ka përdorur tarifat si “armë” kundër aleatëve dhe ka destabilizuar ekonominë globale.

Dezertimi i gjashtë republikanëve, në një Dhomë ku republikanët kanë shumicë të vogël, ishte i mjaftueshëm për të siguruar kalimin e votës.

SHARE