BEÇIQ: PERSONAT NËN MOSHËN 21 VJEÇARE NUK DO TË MUND TË VOZISIN NGA MESNATA DERI NË ORËN 5 TË MËNGJESIT

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Malit të Zi Alleksa Beçiq deklaroi se personat nën moshën 21 vjeçare ndalohen të vozisin natën dhe automjetet me motor të fuqishëm.

Zëvendëskryeministri Alleksa Beçiq dhe drejtori i Drejtorisë së Policisë, Llazar Shqepanoviq, mbajtën sot një konferencë për shtyp mbi detajet e Propozimit të ndryshimeve të Ligjit për Trafikun, të cilin Qeveria e miratoi sot.

Po ashtu, po krijohet një kategori e re, ajo e vozitësve të rinj, që përfshin personat nën moshën 21 vjeçare.

“Po vendosen dy kufizime për këtë kategori vozitësish: së pari, personat nën 21 vjeç nuk do të mund të vozisin nga mesnata deri në orën 5:00 të mëngjesit; së dyti, ata nuk do të mund të vozisin automjete me fuqi motorike më të madhe se 80 kilovat, përveçse nëse në automjet ndodhet një person që ka të paktën patentë shoferi të vlefshme prej pesë vitesh. Me këtë ligj po krijohet edhe një sistem i vetëm informacioni për kontrollin teknik të automjeteve, për të përmirësuar gjendjen në këtë fushë”, tha Beçiq.

Ai shtoi se po i jepen fuqi më të mëdha punonjësve të policisë, të cilët mund të konfiskojnë përkohësisht automjetin e vozitësve që bëjnë shkelje të rënda, nëse ky person në dy vitet e fundit është dënuar në mënyrë të formës së prerë për një shkelje të rëndë të sigurisë në trafik.

SHARE