Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Sistemin Politik, Gjyqësor dhe Administratë, njëzëri miratuan propozim vendimin për hapjen e hetimit parlamentar dhe formimin e Komisionit Hetimor për mbledhjen e informacioneve dhe fakteve për veprimet e organeve shtetërore dhe subjekteve të tjera në rastet e vrasjeve me motive politike që kanë ndodhur që nga futja e politikës shumëpartiake deri në ditët e sotme.
Anëtarët e Komisionit diskutuan gjithashtu rrethanat e sulmeve fizike dhe rrahjeve të gazetarëve dhe intelektualëve të tjerë të lirë nga oficerët e policisë të njohur si „Treshja e zezë“, dhe për të cilat në opinion dolën informacione se ata ishin të ngarkuar për rrahjen e kundërshtarëve politikë të pushtetit të atëhershëm. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancën e Komisionit.