Foto: Ilustrim
Bojkoti i zinxhirëve të shitjes me pakicë të shtunën, më 8 shkurt, në nivel të Malit të Zi uli xhiron me 30.23 për qind, sipas të dhënave nga Administrata Tatimore.
Shikuar nga qarqet, rënie kishte më shumë në qarkun qendror, ku kishte rënie me 35.86 për qind.
Rënia e xhiros në rajonin verior ka qenë 30.62 për qind, ndërsa, siç tregojnë të dhënat, bojkoti më së paku është respektuar në rajonin jugor, ku rënia e xhiros ka qenë 21.5 për qind.