Gjatë fundjavës ka filluar instalimi i pajisjeve kompjuterike në institucionet arsimore në zonën e komunës së Tuzit, njoftoi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.
Sa i përket komunës së Tuzit, ekipet e IT-së janë duke instaluar pajisje kompjuterike për nxënësit e SHF “Mahmut Lekiq”, Shkollës së mesme të përzier “25 Maj”, SHF “29 Nëntori” – Dinoshë , SHF “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – Triesh dhe SHF “Bashkimi” – Skorraq.
Në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” klasat që mbahet mësimi për lënden e informatikës do të pajisen me 32 kompjuterë, 2 televizorë 65 inç dhe 2 printera multifunksionalë ndërsa kabinetet do të pajisen me 18 kompjuterë dhe televizorë 65 inç dhe 7 laptopë. “Paralelet e shpërndara në Milesh, Sukruq dhe Vuksanlekaj do të pajisen me nga 3 kompjuterë dhe 3 televizorë”, theksuan nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.
Në klasën që mbahet mësimi për lënden e informatikës në shkollën e mesme të përzier “25 Maj” do të vendosen 16 kompjuterë, 1 televizor 65 inç dhe 1 printer shumëfunksional, ndërsa për kabinete janë planifikuar 3 kompjuterë, 3 televizorë 65 inç dhe 2 laptopë.
Në klasat kompjuterike të Shkollës Fillore „29 Nëntori“, është planifikuar të vendosen 9 kompjuterë, 1 televizor dhe 1 printer multifunksional, dhe në kabinete 5 kompjuterë, po aq televizorë 65 inç dhe 1 laptop.
„Paralelet e shpërndara në Priftën dhe Kshevë do të pajisen secila me nga 1 laptop dhe 1 projektor”, shtoi Ministria.
3 kompjuterë, 1 televizor 55 inç dhe 1 printer multifunksional do të vendosen në klasën e kompjuterave të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ndërsa kabinetet do të pajisen me 4 kompjuterë secili, 1 televizor 55 inç dhe 1 laptop.
„Paralelet e shpërndara Triesh të poshtëm – Rudinë do të pajisen 1 laptop dhe 1 projektor ndërsa paralelja në Cem të Trieshit 2 laptopë dhe 2 projektorë,“ thuhet në njoftim.
Klasa kompjuterike e Shkollës Fillore “Bashkimi”, siç njofton Ministria, do të jetë e pajisur me 3 kompjuterë, 1 televizor 55 inç dhe 1 printer multifunksional, ndërsa kabinetet do të kenë secili nga 5 kompjuterë, 1 televizor 55 inç dhe 1 laptop.
„Paralelja e shpërndarë në fshatin Drume do të pajisen me laptop dhe projektor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.