Bëni sapun në shtëpi me sodë buke.
Ndikimi i tij është i pabesueshëm, do të pastrojë lëkurën tuaj dhe do të eliminojë proceset inflamatore.
Shumica e përdorni në familje të tyre për pastrim, mirëpo është i shkëlqyeshëm edhe për kurim.
Grini sapunin kastil në mënyrë që më lehtë të shkrihet dhe shkrijeni në avull.
Ky produkt vegan, që ndonjëherë quhet sapun me vaj ulliri, besohet se e ka origjinën nga një rajon në Spanjë i quajtur historikisht Castile, nga i cili ka marrë emrin, transmeton Telegrafi
Sodën e bikarbonatit përzieni me ujë të distiluar dhe shtoni në sapun dhe të gjitha përzieni mirë derisa ngadalë të shkrihet. Pastaj shtoni ekstrakt tërshëre dhe vaj esencial dhe të gjitha përzieni mirë.
Tretjes i duhen rreth 20 minuta që të shkrihet në konsistencë të ngjashme me pastën. Duhet ta përzieni gradualisht tretjen, mirëpo nëse është e nevojshme të shtoni edhe pak ujë.
Kur të bëhet tretja ngjashëm me pastën, zhvendoseni në kallëp silikoni dhe në majë vendosni fjolla tërshëre. Sapunin hiqeni nga kallëpi pas 2 – 3 ditësh, priteni në madhësi të dëshiruara.
Ky sapun është një zgjedhje ideale kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës, do të largojë të gjitha proceset inflamatore dhe do të pastrojë ndjeshëm lëkurën. /Telegrafi/