Kjo është një sallatë që ka si bazë kombinimin e mishit, frutave dhe perimeve. Nëse dëshironi, ju mund të shtoni edhe më shumë brokoli.
Përbërësit:
2 brokoli të freskët
1 qepë të kuqe
250 gramë proshutë
¾ e filxhanit me rrush të thatë
¾ e filxhanit me bajame
1 filxhan majonez
½ filxhanit me sheqer të bardhë
2 lugë uthull vere të bardhë
Përgatitja:
Vendoseni proshutën në një tigan të thellë dhe piqeni në një temperaturë mesatare. Lëreni të ftohet dhe priteni në copa.
Priteni brokolin në copa me madhësi normale. Po ashtu, edhe qepën.
Kombinoni me proshutën, rrushin, arrat dhe bajamet.
Përgatisni salcën duke përzier majonezën, sheqerin dhe uthullën. Më pas, hidheni atë mbi sallatë.