Perberesit:
- 60 peta për bakllava
- 1 filxhan stika të grira imët
- ½ filxhan vaj ulliri i lehtë
- ½ filxhan gjalpë I tretur
- 400 – 500 gram stika të grira imët
- Për Sherbetin:
- 2 filxhan uji
- 2 filxhan sheqer
- Lëngu i një gjysmë limoni
- ½ filxhan mjaltë
Përshkrimi:
Para së gjithash përgatisim shërbetin, të cilin pasi e kemi bër gati e lëm mënjanë të arrij temperaturën e ambientit për ta përdorur.
Mënjanë në një tigan të vogël ngrohim vajin me gjalpin derisa të filloji të marrë pak vale (sa të krijoj bulzat dhe pastaj e heqim se digjet menjëherë).
Ndërkohe fillojmë përgatitjen e bakllavasë ku si fillim marrim 3 petët e para dhe i shtrojmë në tepsinë që kemi lyer më parë me vaj ulliri, e spërkasim çdo petë me vajin e ullirit dhe gjalpin që kemi ngrohur më pare dhe hedhim gjithandej pa u kursyer stikat e grira.
Vazhdojmë kështu duke vendosur 2 peta dhe duke i spërkatur gjithandej me vajin e stikat dhe në fund e mbyllim me 3 peta, e presim sipas dëshirës dhe hedhim mbi të gjithë sipërfaqen e bakllavasë vajin e mbetur.
Pas kësaj e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 35 minuta pas të cilave menjëherë sapo e nxjerrim nga furra hedhim gjithandej nëpër të sherbetin të cilin e kemi në temperaturë ambienti.
E lëm të pushoj për 24 orë në mënyrë që mjalti të përthithet më së miri para se ta konsumojmë.