DEMOKRATËT: PDS PËR 28 VITE KA MBYLLUR 200 FABRIKA

Për 28 vite në pushtet, Partia Demokratike e Socialistëve ka mbyllur 200 fabrika dhe i ka lanë 100 mijë punëtorë në rrugë, kumtuan nga Mali i Zi Demokratik. Ata  me këtë rast reaguan ndaj deklaratës së deputeti të PDS-së, Mihailo Angjushiq, i cili tha se opozita është karvan vetë shkatërrues.

Funksionari i demokratëve, Spaso Popoviq, tha se Angjushiq,  në këtë mënyrë dëshiron të ndryshojë revoltën e luftës dhe në këtë mënyrë përpiqet të anulojnë, siç tha ai, humbjen e PDS-së.

“Ajo që mund të nxjerrët edhe nga deklarata juaj është se ju jeni të detyruar të qëndroni pas përmbajtjeve që edhe ju vetë i dini se janë të pasaktë. Z. Angjushiq, kush ende në Mal të Zi, nuk e din se për 28 vite të qeverisjes së PDS-së, 31 milion euro është paguar për pagat e deputetëve , 82 milion euro për pagat e zyrtarëve publikë të emëruar nga PDS-ja, 54 milion euro për partitë nga niveli shtetëror,34 milion euro për partitë lokale, çka do të thotë gjithsej,  201 milion euro, deklaroi Popoviq.

Sipas fjalëve të tij, nga ato 201 milion eura, që qytetarët i paguajnë nga xhepi i tyre, PDS nuk  e kaloi as një kilometër të vetëm në drejtimin e vet dhe nuk rinovoi asnjë shkollë.

“Nuk keni hapur asnjë fabrikë, kur jemi deri te numërimi , të ju  kujtojmë më shumë për një numër të fabrikave që keni mbyllur,  200 mijë punëtorë që keni lënë në rrug, 100 mijë, të rijnë që u larguan nga Mali i Zi, 100 mijë është numri i papunësisë, 22% është numri i  papunësisë  së të rinjve, 50%, borxhi publik, 3 miliardë, borxhi tatimor dhe 600 të tjerë të vrarë, deklaroi Popoviq. Ai shtoi se në vitin 1998 vlera e pronës së ekonomisë malazeze ishte 4.5 miliardë dhe se të ardhurat nga privatizimi i këtyre kompanive arritën në 500 milionë euro.

SHARE