MË 27 JANAR DEPUTETËT ZGJEDHIN PROKURORIN SUPREM TË SHTETIT

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi në të cilën do të zgjidhet Prokurori Suprem i Shtetit do të mbahet më 27 janar, njoftoi zyra parlamentare.

Seanca është caktuar me kërkesë të 45 deputetëve dhe në rend dite është zgjedhja e Prokurorit Suprem të Shtetit nga radhët e të gjithë kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore.

Seanca fillon në orën 14.00.

Në votimin e mbajtur më 21 dhjetor 2023, kandidatja e propozuar e Këshillit të Prokurorisë, Maja Jovanoviq, nuk mori mbështetjen e nevojshme prej dy të tretave për zgjedhjen si Prokurore Supreme e Shtetit të Malit të Zi, prandaj, në përputhje me nenin 91 të Kushtetutës së Malit të Zi, u krijuan kushtet që Kuvendi të vendos për zgjedhjen e Prokurorit Suprem të Shtetit nga radhët e të gjithë kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore në votimin e dytë, me shumicë prej tre të pestave të të gjithë deputetëve.

SHARE