Propozimi i Ligjit për Komunikimet Elektronike, i propozuar nga deputetët, i miratuar nga Kuvendi i Malit të Zi në dhjetor të vitit 2023, me mendim pozitiv të Qeverisë së Malit të Zi, nuk synon të kërcënojë pavarësinë e punës së Agjencisë për Komunikime Elektronike dhe Shërbime Postare, as dëshirën e Qeverisë për të ndërhyrë në punën e saj, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.
Agjencia, siç thotë Gjeloshaj, është dhe duhet të mbetet e pavarur në kryerjen e detyrave të saj të përcaktuara me ligj.
“Agjencia si rregullator ka një numër të konsiderueshëm të përgjegjësive të përcaktuara me ligj, veçanërisht Këshilli i Agjencisë, i cili përfaqëson të drejtat e themeluesve të Agjencisë. Në fund të dhjetorit 2023, anëtarëve të Këshillit u skadoi mandati, dhe meqenëse mbledhja e mëparshme e Kuvendit nuk ka filluar procedurën ligjore për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, pas kësaj periudhe anëtarët e Këshillit nuk kanë mundur të kryejnë detyrat e tyre, as nuk mund të zgjeronin funksionin e tyre dhe për rrjedhojë është rrezikuar vazhdimësia e punës së Agjencisë si rregullator”, sqaron Gjeloshaj.
Ai thotë se zgjidhja e propozuar ligjore është e harmonizuar me Ligjin për Administratën Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 78/18 70/21 dhe 52/22), i cili është miratuar në vitin 2018.
“Dhe është përgatitur në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe i cili në nenin 87 përcakton se dispozitat e ligjeve të veçanta që janë vendosur: Agjencia për Komunikime Elektronike dhe Shërbime Postare, Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore, Agjencia për Zgjidhjen Paqësore të Mosmarrëveshjeve të Punës, Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, Agjencia për Mbrojtjen e Konkurrencës, Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Malit të Zi, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Malit të Zi dhe Fondi i Punës do ta respektojnë këtë ligj brenda 12 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, tha Gjeloshaj.
Aktualisht, siç kujton ai, është duke u hartuar ligji i ri për komunikimet elektronike, i cili në përputhje me programin e punës së Qeverisë është planifikuar të miratohet në tremujorin e tretë të vitit 2024 dhe i cili do të harmonizohet plotësisht me ligjet e BE-së dhe praktikat më të mira evropiane, duke përfshirë çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit.
„Sipas të gjitha këtyre, Qeveria ka dhënë mendim pozitiv për ligjin e propozuar vetëm dhe ekskluzivisht për arsye të sigurimit të vazhdimësisë së punës së Agjencisë si dhe harmonizimit me sistemin aktual juridik të Malit të Zi”, përfundon Gjeloshaj.