ZHIVKOVIQ: ËSHTË E NEVOJSHME TË BIHET DAKORD PËR DATËN E ZGJEDHJEVE TË JASHTËZAKONSHME

Mali i Zi është para organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe është e nevojshme të bihet dakord për datën e mbajtjes së tyre, tha kreu i klubit parlamentar të Partisë Demokratike të Socialistëve, Danijel Zhivkoviq. Në konferencën për media ai tha se Mali i Zi është në krizë të thellë politike dhe institucionale. “Është humbur shumë kohë në manipulimet mes mazhorancës së vjetër. Mali i Zi po përballet me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Është e nevojshme të bihet dakord për datën e mbajtjes së tyre”, tha Zhivkoviq. Sipas tij, për të zgjidhur krizën është e nevojshme të zgjidhet çështja e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese. “Në shpallje janë përgjigjur 25 kandidatë, lista do të përcaktohet të premten, pas së cilës do të mbajmë seanca konsultative”, tha Zhivkoviq. Siç tha ai, PDS-ja u bën thirrje të gjitha subjekteve që të mbajnë qëndrim të përgjegjshëm ndaj çështjes së zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

SHARE