SHQIPËRIA DO TË HAPË AMBASADË NË UKRAINË

Shqipëria do të ketë së shpejti ambasadën e saj në Kiev, në kryeqytetin e Ukrainës. Kështu njoftoi ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, në kohën kur po shënohet 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. “Shqipëria do të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj me maksimumin e aftësive të saj derisa të triumfojë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë. Shqipëria dhe Ukraina i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dyja kanë një të ardhme në familjen Euro-Atlantike”, shkroi Xhaçka në një postim në Facebook. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 13 janar 1993, ndërsa Ukraina ka hapur ambasadën e saj në Tiranë në shtator të vitit 2020.

SHARE