Në Mal të Zi janë regjistruar 21 raste të gripit sezonal, tha doktoresha Maja Milanoviq. Ajo po ashtu thotë se nuk ka pasur të vdekur si pasojë e gripit. Ajo në programin e mëngjesit të TVMZ ka bërë të ditur se rastet e para të infektimit me grip sezonal janë vërejtur në nëntor të vitit të kaluar. Ajo theksoi se pritet që aktiviteti i gripit të rritet me fillimin e semestrit.