INSTITUTI: LEHTËSOHEN KUSHTET PËR KALIMIN E KUFIRIT, FILLIMI I MËSIMIT SHTYHET PËR 7 DITË

Kufijtë e Malit të Zi mund të kalohen duke plotësuar të paktën njërin nga katër kushtet e vërtetimit digjital COVID të Bashkimit Europian.

  1. Që personi është plotësisht i vaksinuar me numrin e përcaktuar të dozave të vaksinave kundër virusit korona dhe që nga doza e fundit e vaksinës nuk kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj,
  2. Testi negativ PCR ndaj SARS-Cov-2 jo më i vjetër se 72 orë,
  3. Testi negativ antigjen (i shpejtë) jo më i vjetër se 48 orë,
  4. Provë që personi ka kaluar COVID-19 (kanë kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se gjashtë muaj nga testi pozitiv PCR ose antigjen/i shpejtë).

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se sipas propozimit të tyre pushimi dimëror për nxënësit do të shtyhet shtatë ditë, kështu që viti shkollor do të fillojë me 31 janar, në vend të datës 24 janar siç ishte e paraparë. Për këtë masë vendimin përfundimtarë do ta sjellë Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit.

SHARE