FATURA MESATARE E ENERGJISË ELEKTRIKE NË NËNTOR NË MAL TË ZI ISHTE 36,35 EURO

Foto: Ilustrim

Elektroekonomia e Malit të Zi njoftoi se fatura mesatare e energjisë elektrike për familjarët në nëntor ishte 36,35 euro, duke përjashtuar objektet që nuk janë të banuara gjatë gjithë vitit.

Konsumin më të ulët e regjistroi komuna e Zhablakut me 20,35 euro, ndërsa më të lartin Tivti me 46,62 euro.

Sipas EEMZ, 60% e familjarëve do të marrin faturë deri në 30 euro, 15,62% mes 30–50 euro, 17,76% mes 50–100 euro, ndërsa 6,16% kanë konsum mbi 100 euro.

Rreth 137 mijë konsumatorë (33,51%) përfituan zbritje prej 38% në energjinë aktive, ndërsa 48,56 mijë të tjerë (11,88%) morën zbritje prej 21,5%.

Për më tepër, 253,4 mijë familjarë (61,99%) patën zbritje shtesë prej 6,4% në shërbimet e rrjetit. Konsumi total i energjisë në nëntor ishte 132,88 milion kWh, 13,16% më shumë se në tetor dhe 0,55% më shumë se nëntorin e vitit të kaluar.

SHARE