Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Mali i Zi është në rrugën e duhur dhe me mbështetjen e vendeve të BE-së mund të arrijë të përmbushë planin ambicioz për mbylljen e kapitujve të negociatave deri në fund të vitit 2026, u vlerësua gjatë takimeve të kryeministrit Millojko Spajiq me ambasadorët e Holandës dhe Irlandës.
Në një bisedë me ambasadorin holandez, Martijn Elgersman, Spajiq theksoi se angazhimi i plotë i Malit të Zi për integrimin evropian është konfirmuar edhe përmes platformës Barometri 26, e cila garanton se agjenda e BE-së do të jetë gjithmonë në fokus.
Elgersman tha se përparimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në integrim është jashtëzakonisht i rëndësishëm si për rajonin ashtu edhe për Bashkimin Evropian, sepse do të sjellë stabilitet dhe prosperitet.
Shumë trende pozitive në Mal të Zi shihen edhe nga Irlanda, theksoi ambasadori Ragnar Almkvist.
“Siç tha kryeministri në janar, Mali i Zi po bën një punë të madhe dhe kjo u vërtetua me marrjen e IBAR-it dhe tani me mbylljen e kapitullit. Jeni në rrugën e duhur për të përmbushur planin dhe për të mbyllur të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2026”, tha Almkvist.
Spajiq theksoi se Irlanda mund të jetë model për reforma të shumta ekonomike, me të cilat arriti vendin e dytë në Bashkimin Evropian për sa i përket PBB-së për banorë.