Foto: Shutterstock
Linjat e autobusëve janë vendosur ndërmjet aeroportit të Podgoricës dhe stacionit të autobusëve në Podgoricë, si dhe ndërmjet aeroportit dhe Ulqinit, thuhet në një deklaratë të Aeroporteve të Malit të Zi.
Transportuesit në linjën nga aeroporti në stacionin e autobusëve në Podgoricë (dhe mbrapa) janë BTC Zeta, MS Tours dhe Zejdin, ndërsa Zejdin lidh aeroportin me komunën më jugore malazeze.
“Disa nga transportuesit kanë edhe stacione të ndërmjetme në këto linja, për të cilat mund të merrni informacion direkt nga transportuesi. Bashkangjitur është orari i shpallur i të tre transportuesve nga dhe drejt aeroportit në të gjitha drejtimet, si dhe kohëzgjatja e pritshme e udhëtimit të zgjedhur. Ky orar është i vlefshëm deri më 31 maj 2025 dhe është subjekt ndryshimi, për këtë arsye kërkojmë nga përdoruesit që të kontrollojnë gjithmonë me operatorin për datat”, thuhet në njoftim.
Biletat mund të blihen në autobus ose përmes faqes së internetit https://busticket4.me/.