Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq ka caktuar seancën e Kuvendit kushtuar orës së kryeministrit për me 20 dhjetor.
Siç njofton Kuvendi i Malit të Zi, seanca do të fillojë në orën 13.00.
Në rend dite do të jenë pyetjet parlamentare lidhur me një temë specifike drejtuar kryeministrit Millojko Spajiq.
Mandiq tha se afati për dërgimin e pyetjeve me shkrim te Spajiq është jo më vonë se 72 orë para fillimit të seancës.