Shqipërinë e kanë vizituar përgjatë këtij viti 9.54 milionë vizitorë të huaj.
Shifrat zyrtare të vizitorëve të huaj i ka ndarë vetë kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama, që thotë se turistët e ardhur në nëntor janë prova që Shqipëria po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm.
Në videon e postuar nga kryeministri Rama rezulton se në nëntor të vitit 2022 kishte 358 mijë vizitorë, ndërkohë që gjatë këtij viti referuar edhe të dhënave zyrtare që citon kryeministri Rama në Shqipëri kanë ardhur 547 mijë vizitorë të huaj, një rritje prej 53%.
Po ashtu duke u ndalur gjithmonë tek shifrat, për periudhën nga janari deri në nëntor të vitit 2022 Shqipërinë e kanë vizituar 7.15 milionë turistë, ndërkohë që për të njëjtën periudhë gjatë këtij viti Shqipëria u vizitua nga 9.54 milionë vizitorë, një rritje prej 33%.