Një takim tjetër i përfaqësuesve të klubeve parlamentare në Kuvend nuk dha rezultate – ende nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Përfaqësuesit e subjekteve parlamentare janë takuar sërish sot, në orën 17:00, me rastin e krizës politike për shkak të zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo la të pashfrytëzuar një mundësi tjetër për një marrëveshje përpara votimit për gjyqtarët e planifikuar për të hënën. Kryetari i klubit të përfaqësuesve të PDS-së së Malit të Zi, Danijel Zhivkoviq, tha se anëtarët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit dhe pretendon se përfaqësuesit e partive parlamentare nuk janë pajtuar për qëndrimet e tyre. Shefi i klubit të deputetëve të FD-së, Sllaven Radunoviq, tha se fatkeqësisht nuk kanë lajme të mira. Ai bëri të ditur se mazhoranca parlamentare nesër do të votojë për ndryshimet në ligjin për presidentin. Siç tha Boris Bogdanoviq (Demokratët), një pjesë e opozitës parlamentare nuk ka dashur të ndryshojë qëndrim as për një milimetër. Ai vlerësoi se takimi nuk i ngjante dialogut, por “konkretimit të qëndrimeve politike” apo ultimatumit “merre ose lëre”. Ai theksoi se do të votojë për Ligjin për Presidentit. Kreu i grupit parlamentar Lëvizjes për Ndryshim, Branko Radulloviq, tha se vendimi i presidentit të shtetit dhe Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, është gjithashtu në kundërshtim me mendimin e “venecianëve”, të cilët po kërkojnë marrëveshje. Deputeti i SD-së, Ivan Brajoviq tha se kriza po thellohet gjithnjë e më shumë. Ai pohon se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do të votohen nesër, ndërsa nga mazhoranca parlamentare ka njoftim se nesër do ta votojnë Ligjin për Presidentin, edhe pse, thotë ai, e dinë se është antikushtetues. Deputetja e PSD-së e Malit të Zi Draginja Vuksanoviq Stankoviq tha se po u bëjnë thirrje kolegëve deputetë që të shtyjnë votimin e nesërm për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, për të zgjidhur problemin e Ligjit për Presidentin. Ajo theksoi se PSD-ja është e gatshme të diskutojë për gjyqtarët pas kësaj.