Delegacioni i Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s nga Roma do të qëndrojë në Mal të Zi dy ditët e ardhshme, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Delegacioni do të drejtohet nga komandanti i Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, Olivie Ritiman. “Vizita realizohet si pjesë e një udhëtimi studimor për pjesëmarrësit e Kursit për oficerë të rangut të lartë nga 30 vende aleate dhe partnere, me qëllim njohjen me çështjet kyçe të mbrojtjes dhe sigurisë së Malit të Zi”, tha Ministria. Ata shtuan se Kolegji i Mbrojtjes i NATO-s në nivel të Aleancës ka një rol të rëndësishëm në edukimin dhe kërkimin në fushën e çështjeve të sigurisë transatlantike.