NDRYSHIMI I LIGJIT PËR LIRINË E FESË ËSHTË GATI, MINISTRI NJOFTON BASHKËSITË FETARE

Teksti i ndryshimeve në Ligjin për Lirinë e Fesë është gati dhe nenet e diskutueshme të këtij akti janë fshirë dhe ndryshuar. Ndryshimet e propozuara në ligj do të përcaktohen nga Qeveria në një procedurë urgjente në fillim të javës së ardhshme, dhe pastaj do t’i përcillen Kuvendit për miratim. Ministri i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, Vlladimir Leposaviq, në një deklaratë për “Dan” konfirmoi se teksti i ndryshimeve është përfunduar. “Propozimi është gati dhe do të miratohet në përputhje me procedurën ligjislative,” the Leposaviq. Ministri Leposaviq ka biseduar edhe me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, Bashkësisë Islame, dhe përfaqësuesit e Kishës Katolike në Mal të Zi, dhe i njoftoi mpër ndryshimin e Ligjit të Lirisë së Fesë.

SHARE