Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga Nait Hasani kryetar i komisionit, pastaj deputetët, Valon Ramadani, Imet Rrahmani dhe Adem Mikullovci, delegacion ky i përbërë nga deputetët e partive të ndryshme parlamentare në Kosovë, vizituan Shkollën fillore “Mahmut Lekiq”, në TUZ.
Delegacioni në fjalë u prit nga drejtori i Shkollës, Rexhep Gjokaj, me bashkëpunëtor. Gjokaj mysafirët nga Kosova, i falënderoi për vizitën dhe u dëshiroj mirëseardhje në Malësi.