Mali i Zi është duke zbatuar projekte që janë më të vlefshmet në histori dhe mund ti shërbej për nderë vendeve shumë më të mëdha në Evropë, deklaroi presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, duke theksuar se në kushte të tilla shteti po bashkëpunon gjithnjë e më shumë me diasporën.
Gjukanoviq e tha këtë në fund të ditës së parë të vizitës së tij në Argjentinë gjatë takimit në Ambasadë me Konzujt dhe kryetarët e e komuniteteve malazez në disa vende të Amerikës Latine, si dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar për Diasporën e Malit të Zi nga ky rajon.
Nga Kabineti i Gjukanoviq, kumtuan se në takim është theksuar kënaqësia me zhvillimin e bashkëpunimit me vendet e origjinës si dhe me rezultatet mëparshme, gjate që ishin gjatë dy vite e gjysmë.
Siç thuhet, Gjukanoviq, i njoftoi të pranishmit me situatën në Malin e Zi, e cila është bërë anëtare e NATO-s , si dhe realizimin e arritjes së dukshme , gjatë negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe për zhvillimin ekonomik dhe demokratik.