Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, gjenerali Dragutin Dakiq, priti sot Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në rajon. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, deklaroi se Republika e Maqedonisë do të ketë mbështetjen e plotë të Malit të Zi në rrugën e integrimit euro-atllantik”, kumtohet nga Ministria e Mbrojtjes së MZ.
Dakiq u takua sot me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, gjeneralmajor Vasko Gjurçinovski dhe me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Shekerinska dhe presidentin e Maqedonisë Gjorgje Ivanov.
Shefat e shtabeve të përgjithshëm të të dy vendeve përmendën rëndësinë e bashkëpunimit të pasur dypalësh midis dy ushtrive dhe diskutuan për mënyrën e përmirësimit të mëtejshëm të tyre.
Dakiq ndau përvojat e tij mbi integrimin e Ushtrisë së Malit të Zi, në NATO, duke theksuar gatishmërinë e USHTRISË SË Malit të Zi, për të bashkëpunuar gjatë pranimit dhe integrimit të Maqedonisë në NATO.