ZËVENDËSKRYEMINSTRI GJELOSHAJ PRITI NË TAKIM KOORDINATORIN E OKB-së, PETER LUNDBERG

Zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj, është takuar me koordinatorin e Përhershëm të OKB-së për Malin e Zi, Peter Lundberg.

Koordinatori i OKB-së e uroi Gjeloshajn për zgjedhjen e tij dhe i uroi sukses në realizimin e projekteve të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë. Lundberg shprehu mbështetjen e tij të fuqishme për Qeverinë e Malit të Zi në drejtim të integrimit evropian dhe bashkëpunimit me organizatat përkatëse ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministri Gjeloshaj falënderoi koordinatorin Lundberg për mbështetjen e tij, veçanërisht për dokumentet strategjike të propozuara dhe platformën zhvillimore, të cilat i vlerësoi si të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë së Malit të Zi.

“Qeveria e Malit të Zi do të jetë partneri juaj në zbatimin e reformave. Ju keni mbështetjen time të plotë për bashkëpunimin në zbatimin e programeve të OKB-së, të cilat janë po aq të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë sonë”, theksoi Gjeloshaj.

Gjeloshaj e njohu koordinatorin e OKB-së me programin e Qeverisë së 44-të dhe theksoi veçanërisht zhvillimin e infrastrukturës, energjinë e gjelbër dhe diellore dhe zhvillimin e turizmit.

“Ju keni partner në Qeverinë e Malit të Zi. Ju siguroj se zbatimi i planeve dhe projekteve zhvillimore do të jetë në përputhje me programin e OKB-së”, theksoi Gjeloshaj.

SHARE