Muffins me çokollatë

  • Serviret për (persona): 4 Persona
  • Koha e pregatitjes: 10min
  • Koha e gatimit: 20min
  • Vështirësia :E lehtë

Një recetë e shpejtë dhe e thjeshtë, për të cilën nuk ju nevojitet mikser.

Përbërësit

  • 250 gr miell
  • 250 ml qumësht
  • 180 gr sheqer
  • 200 gr cokollatë gatimi
  • 90 ml vaj
  • 3 lugë gjelle kakao
  • 1 pluhur pjekje
  • ½ lugë e vogël sodë
  • 1 vezë.

Udhëzimet

  1. Miellin bëjeni bashkë me kakaon, sheqerin, sodën dhe pluhurin për pjekje.
  2. Vezët rrahini me qumështin dhe vajin. Më pas shtojini tek masa qe përgatitëm pak me parë.
  3. Shtoni edhe 2/3 e çokollatës së grirë imët dhe trazojini të gjitha bashkë.
  4. Brumin e fituar hidheni te format per muffins në fund shtoni edhe pak çokollatë të grirë sipër.
  5. Piqini për 20 minuta në furrën e parangrohur në 180 gradë.
  6. Ju bëftë mir!.
SHARE