EUROZONA NË RECESION KËTË DIMËR / E KONFIRMON BE: RINGRITJE VETËM NË 2024-ën

BE paralajmëroi të premten se eurozona do të bjerë në recesion këtë dimër ndërsa brukseli pret rritje të mëtejshme inflacioni për 2022 dhe 2023 për shkak të cmimeve të larta të energjisë. Evropa po përpiqet të mbledhë veten pas valëve të shokut ekonomik të shkaktuara nga lufta e rusisë në Ukrainë, e cila ka cuar në rritje të kostos së energjisë dhe ka goditur portofolet e konsumatorëve në të gjithë kontinentin. Krahu ekzekutiv i BE-së tha se pasiguria e shtuar dhe kostot e larta pritet ta shtyjnë eurozonën dhe pjesën më të madhe të vendeve anëtare të bllokut në recesion në tremujorin e katërt të këtij viti. Komisioneri evropian për ekonominë, Paolo Gentiloni, tha se rritja pritet të kthehet në evropë vetëm pranverën e ardhshme… Komisioni evropian rriti ndjeshëm parashikimet e tij për inflacionin këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Komisioni tha se inflacioni pritet të ndalet në 8.5 për qind gjatë 2022, një pikë më shumë nga sa ishte parashikuar më herët dhe në 6.1 për qind në 2023, dy pikë më shumë nga parashikimi i mëhershëm. “Inflacioni ka vijuar të rritet më shpejt nga sa ne e prisnim por ne besojmë se kulmi është i afërt. Me shumë gjasë, piku do të jetë në fund të këtij viti”, tha Gentiloni.

SHARE