Uragani Milton ka marrë jetën e të paktën 14 personave në Florida, me pesë viktima të raportuara për shkak të tornadove në Qarkun St. Lucie në bregdetin e Atlantikut të shtetit, njoftoi media lokale, transmeton Anadolu.
Stuhia e fuqishme shkaktoi një shpërthim tornadoje para zbarkimit në territorin tokësor, duke lënë miliona pa energji elektrike, tha NBC News.
Duke arritur në tokë si një uragan i kategorisë 3, Milton shkaktoi reshje historike nëpër pjesë të zonës së Gjirit Tampa në bregun e Gjirit, duke u regjistruar si një ngjarje që ndodh “një herë në një mijë vjet”. Uragani goditi afër Siesta Key, një ishull afër Sarasotës, në orën 20:30 me kohën lokale të mërkurën.
Tani i klasifikuar si një ciklon post-tropikal, Milton pritet të dobësohet më tej në ditët në vijim.
Organizata të ndryshme kombëtare dhe lokale po mbledhin donacione për të ndihmuar rajonet e prekura në Florida, raportoi NBC News.