SHBA-ja: AKTI I AGJENTËVE TË HUAJ MUND TË STIGMATIZOJË OJQ-të DHE TË PENGOJË PUNËN KRITIKE TË MEDIAVE TË PAVARURA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të shqetësuara për pasojat e mundshme që ligji i propozuar për agjentët e huaj mund të ketë mbi demokracinë, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, duke përfshirë lirinë e shprehjes dhe organizimit në Mal të Zi, njoftoi Ambasada e SHBA në Podgoricë.

E pyetur nga disa agjenci për të komentuar nismën e Koalicionit „Për të Ardhmen e Malit të Zi“ për miratimin e ligjit për agjentët e huaj, Ambasada tha se një akt i tillë mund të kufizojë hapësirën për veprim civil, të stigmatizojë organizatat e shoqërisë civile që punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Malit të Zi dhe pengojnë punën kritike të mediave të pavarura që informojnë opinionin bazuar në fakte. 

Ambasada Amerikane theksoi se këto elemente janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të gjitha institucionet dhe sistemet demokratike, duke përfshirë lirinë e shprehjes dhe shoqërimit në Malin e Zi, një aleat i NATO-s dhe një kandidat për anëtarësim në BE, duke shpjeguar që nuk i kanë parë detajet e propozimit e koalicionit dhe nuk mund të komentojë mbi ngjashmëritë e pretenduara me Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj të SHBA-së (FARA) të vitit 1938, të cilit i referohet koalicionit.

SHARE