UNIVERSITETI I SHKODRËS FILLON PROGRAMET E STUDIMIT MASTER PROFESIONAL DHE SHKENCOR

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, informon të gjithë të interesuarit që duan të ndjekin studimet në ciklin e dytë në programet e studimit Master Profesional dhe Master Shkencor pranë Universitetit të Shkodres “Luigj Gurakuqi” për vitin akademik 2022-2023, të aplikojnë direkt pranë fakultetit përkatës deri në datën 18.10.2022.

Dokumentacioni i nevojshëm per aplikim është:

  1. Diplomë, ose fotokopja e saj, të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve.
  2. Fotokopje e noterizuar e deftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, maturës shtetërore, në mungesë të saj dublikatë të saj të vërtetuar në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, ose listë notash lëshuar nga arkivi i shtetit.
  3. Formular aplikimi Shtojca nr. 6
  4. Fotokopje e një dokumenti identifikimi.
  5. 2 fotografi personale.

Për informacione më të hollësishme lidhur me numrin e kuotave për shqiptarët nga Mali i Zi, mund të informoheni në linkun e mëposhtëm: https://unishk.edu.al/fileadmin/user_upload/2021-2022/regjistrimet_2022_2023/Vendim_nr_66_dt_10-03-2022.pdf.

Për çdo sqarim mund të kontaktoni në adresat e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi.

SHARE